
Në Bashkëpunim me Shoqatën e Matematikës
Nga libri i shkollës deri tek olimpiada.
Përgatitje vjetore për olimpiadat e matematikës, duke nisur nga bazat shkollore dhe duke avancuar gradualisht. Mësimdhënie nga trajnerë me përvojë në olimpiada, e kombinuar me mbështetje individuale përmes Inteligjencës Artificiale.
Nxënës ekzistues? Identifikohu
ose Online
Për trajnimin
Kush mund të marrë pjesë
Ftohen të gjithë nxënësit e mirë në matematikë nga e gjithë Shqipëria, që dëshirojnë të marrin pjesë në olimpiada ose të thellojnë njohuritë e tyre në matematikë.
Njohuritë
Njohuritë nisin nga libri i shkollës dhe thellohen më tej.
Mos u dekurajo nëse nuk e ke provuar kurrë një olimpiadë: këtu mund të nisë çdo nxënës.
Kur dhe ku
Trajnimet zhvillohen çdo të shtunë në qendrën Virtus në Tiranë, ose online.
Për cilat klasa
Organizohet kryesisht për klasat 5–10. Nxënësit më të vegjël ose më të mëdhenj janë gjithashtu të mirëpritur.
Nga olimpiadat dhe eventet
Si funksionon
Organizimi
Studentët ndahen në klasa sipas nivelit të përgatitjes së tyre. Trajnimet zhvillohen në Tiranë, por mund të ndiqen edhe online.
Leksione të organizuara
Materiale, detyra shtëpie dhe teste, të renditura sipas fushës përkatëse.
Vlerësim i detajuar
Çdo studenti i mundësohet një mbështetje e personalizuar në përmirësimin e aftësisë së tij nga trajnuesit dhe nga Inteligjenca Artificiale (AI) nëpërmjet aplikacionit.
Provo një problemë
Pa formula të mësuara përmendësh dhe pa nxitim. Merr një letër e laps dhe shiko sa larg arrin.
Në një festë ka gjashtë të ftuar. Çdo dy prej tyre ose njihen, ose nuk njihen. Vërteto se gjithmonë ka tre veta që njihen të gjithë mes tyre, ose tre veta që nuk njihen fare mes tyre.
Na kontaktoni
Pyetje për trajnimin?
Na shkruaj ose na telefono, ose lër më poshtë të dhënat e nxënësit dhe do të të kontaktojmë ne.











